Protestë e ambientalistëve pranë kantierit të aeroportit të ri të Vlorës.     /Foto: Reuters

Ambientalistët në Shqipëri gjatë fundjavës (28 janar) protestuan në vendin e ndërtimit të aeroporti të ri në Vlorë, ku sipas tyre ekziston një habitat zogjësh.
Sipas tyre, me ketë ndërtim rrezikohet strehimorja e rreth 200 llojë shpendës, duke përfshirë flamingot dhe pelikanët.

"Për ata që mendojnë se ky aeroport do të sjellë zhvillim, në realitet ky aeroport do të sjellë vetëm shkatërrim”, tha udhërrëfyesi i turneut Alben Kola për agjencinë e lajmeve Reuters.

Laguna piktoreske Vjosë-Nartë pranë bregut të detit Adriatik të Shqipërisë është një vendndalim vendimtar për tufat e shpendëve në migrimin e tyre vjetor midis Evropës dhe Afrikës. Qeveria po ndërton aeroportin vetëm 5 kilometra (3 milje) nga bregu i Adriatikut me plazhe të pacenuara me rërë, të cilat kombi i varfër ballkanik shpreson se do të tërheqë më shumë turistë të huaj.

Bashkimi Evropian, të cilit Shqipëria synon t'i bashkohet një ditë, ka thënë se projekti i aeroportit, i nisur në dhjetor 2021 dhe që pritet të përfundojë në fund të vitit 2024, është ndërmarrë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e biodiversitetit. Komiteti i Konventës së Bernës që punon për mbrojtjen e kafshëve të egra evropiane dhe habitateve natyrore ka thënë se Shqipëria duhet të pezullojë ndërtimin e aeroportit.

“Kjo tregon që kjo pasuri nuk është vetëm jona, por e gjithë Evropës, dhe ata (qeveritë e huaja), përpiqen më shumë se ne ta ruajnë. Për këtë arsye duhet të reagojmë sa më fort, zona bart një pasuri të faunës së egër”, tha Joni Vorpsi, nga OJQ-ja Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).

Në nëntor, një gjykata hodhi poshtë një padi të ngritur nga OJQ-të lokale kundër ndërtimit të aeroportit, por ato planifikojnë të apelojnë sërish.




TRT Balkan / agjencitë