Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave rrëzoi sot dekretin e Presidentit, Ilir Meta, për kthimin për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë të ligjit mbi Parkun Kombëtar të Butrintit.
Këshilltari për Çështjet Ligjore të Presidentit, Bledar Dervishaj i pranishëm në Komision, vlerësoi se ligji cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, ndërsa foli dhe për mungesë transparencë në konsultimin e ligjit.
”Ligji cenon parimet dhe vlerat universale që mbrohen që në preambulën e Kushtetutës, duke cenuar kësisoj drejtpërdrejtë interesin publik shqiptar, Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO-ja, si dhe bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase, që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit”, tha Dervishaj.
Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti në fjalën e saj theksoi se nëpërmjet themelimit të fondacionit për menaxhimin e Butrintit dhe modelit të zgjedhur, shteti shqiptar po krijon një formë administrimi që synon rritjen e donacioneve dhe financimeve në fushën e trashëgimisë kulturore, në rastin konkret, Butrintit.
“Nuk jemi para një konflikti as aparent as substancial të aktit ndërkombëtar dhe legjislacionit të brendshëm. Krijimi i fondacionit të posaçëm bën të mundur që të ardhurat e mbledhura nga administrimi të përdoren ekskluzivisht për mbrojtjen e pasurisë kulturore me vlera universale”, tha Gjylameti.
Sipas saj, marrëveshja e lidhur dhe forma e zgjedhur e bashkëpunimit për administrimin e një pasurie me vlera kulturore universale është në përputhje me përgjegjësitë shtetërore që ja ngarkon ligjit themeltar i shteti dhe aktet ndërkombëtare. Gjithashtu marrëveshja është në përputhje me vizionin për të shndërruar Butrintin në një model reference për parqe të tjera jo vetëm në vend, por edhe në rajon”, tha Gjylameti.
Sipas saj, ligji është konsultuar me rreth 80 ekspertë.
Meta: Ligji për Butrintin nuk i shërben interesave të kombit shqiptar
Presidenti aktual i Shqipërisë, Ilir Meta, pas vendimit të sotëm të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, apeloi deri te deputetët e Kuvendi të Shqipërisë, të vihen në mbrojtje të Parkut të Butrintit dhe vlerës së trashëgimisë historike dhe kulturore kombëtare. Përmes një shkrimi në facebook, ai ju bëri thirrje deputetëve që të lexojnë me shumë vëmendje të gjitha arsyet ligjore të prezantuara edhe sot në Komisionin e Ekonomisë nga Këshilltari im Ligjor
“I kujtoj shumicës në Kuvendin e Shqipërisë se nëse do të zgjedhë të rrëzojë politikisht Dekretin e Presidentit dhe të vijojë me hyrjen në fuqi të ligjit, kjo nuk do t’i shërbente aspak interesave të larta të vendit dhe kombit shqiptar, por do të përkeqësonte çdo marrëdhënie të organeve të shtetit me shoqërinë civile, ekspertët, dhe qytetarët në tërësi”, shkruan presidenti Meta.
Më 20 qershor presidenti Ilir Meta, njoftoi se Ligjin për menaxhimin e Parkut të Butrintit e ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend.
12 Kor 2022
Rrëzohet dekreti i Presidentit, për Ligjin e Parkut Kombëtar të Butrintit
Në fund të muajit maj Kuvendi i Shqipërisë e miratoi Ligjin për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, lidhur ndërmjet ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit. Më 20 qershor Presidenti e ktheu për rishqyrtim në Kuvend
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Miratohet pr/buxheti i vitit 2025 për Shqipërinë, në parim me 75 vota pro
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 8,2 miliardë euro ose 28,8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 406,1 milionë euro më shumë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore