Rritet tregtia me Türkiyen, afro 703 milionë euro import-eksporte    / Photo: ATA

Türkiye vijon të mbetet një partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare.

Instituti i Statistikave INSTAT në një raport mbi tregtinë e jashtme për periudhën janar-gusht, tregon se Türkiye renditet partneri i dytë tregtar, duke zënë 8,1 % të vëllimit.

Shkëmbimet tregtare me Türkiyen panë rritje në 8 muajt e këtij viti, duke arritur afërsisht 703 milionë euro (702.808.306 Euro).

Referuar të dhënave për periudhën janar-gusht eksportet shqiptare drejt Türkiyes llogariten 27,3 milionë euro, ndërsa importet për periudhën 8-mujore llogariten 674,3 milionë euro.

Nga Türkiye, në periudhën janar-tetor janë importuar 195,46 milionë euro materiale ndërtimi dhe metale si dhe 133,66 milionë euro material ndërtimi dhe metale. Po ashtu, 75,94 milionë euro tekstile dhe këpucë.

Produktet më të eksportuara janë mineralet dhe metalet, bimët aromatike e mjekësore, dhe produktet fason.

Shqipëria ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Türkiyen, të nënshkruar në 2006, e cila ka hyrë në fuqi në maj 2008. Nëpërmjet kësaj marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre.

Eksportuesit shqiptar mund të përfitojnë nga marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Türkiyes, e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore.

Eksportet e produkteve industriale me origjinë shqiptare janë të liberalizuara. Ndërkohë, për produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra-tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore.

ATA