Mbi 9,54 milionë të huaj vizituan Shqipërinë nga fillimi i vitit, ndërsa vetëm gjatë muajit nëntor Shqipërinë e kanë viiztuar 547 mijë turistë të huaj.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri të ditur se fakti që vendi u vizitua nga 547 mijë turistë të huaj në nëntor tregon se Shqipëria po shihet si superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm.
“Shifrat e nëntorit na çojnë në rekorde dhe pritshmëri të reja të mikpritje me 9,54 milionë vizitorë të huaj që kemi pritur gjatë këtij viti. 547 mijë turistë të huaj që erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit janë prova se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit, duke u konfirmuar si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke shpërndarë edhe një video në rrjetet sociale me shifrat e përpunuara nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit.