Shqipëri, kremtohet Dita e Ashures / Photo: AA

Në Shqipëri është festuar Dita e Ashures, e cila llogaritet si dita e dhjetë e muajit Muharrem, ndërkohë në vend janë organizuar ceremoni dhe aktivitete të ndryshme.

Dita e Ashures është mbajtur në selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë si ceremonia qendrore, me pjesëmarrje të qytetarëve dhe personaliteteve të fushave të ndryshme.

Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, mbajti një fjalë përshëndetëse gjatë ceremonisë, duke përcjellë mesazhet e tij për Ditën e Ashures.

Pas ceremonisë, u organizua shpërndarja e ashures, ëmbëlsira e veçantë që i kushtohet kësaj dite dhe që konsiderohet si simbol i bollëkut dhe unitetit.

Ndërkohë, në kuadër të kësaj dite selia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane është vizituar nga zyrtarë, politikanë dhe personalitete nga fusha të ndryshme.

Pjesë e ceremonisë në Tiranë ishte edhe një program artistik me këngë dhe valle, gjithashtu ceremoni dhe aktivitete të ndryshme janë organizuar edhe në qytete të tjera të vendit.

Pas komunizmit kjo ditë filloi përsëri të festohej pas vitit 1990, duke u vazhduar si traditë çdo vit.

AA