Në Shqipëri është organizuar paneli me temë mbi ngjarjet e tentativës për grusht shteti në Türkiye natën e 15 korrikut 2016, ndërmarrë nga organizata terroriste FETO.
Në panelin e organizuar në Tiranë dhe Shkodër nga Instituti "Yunus Emre" në bashkëpunim me Shoqatën "15 Korriku", morën pjesë si panelistë familjarë të dëshmorëve dhe veteranë të asaj nate dhe përfaqësues të shoqatës.
Në një njoftim nga Instituti "Yunus Emre" - Tiranë thuhet se në panel morën pjesë si folës kryetari i komisionit të bordit drejtues të Shoqatës "15 Korriku", Ahmet Alkılıç, si dhe Merih Fuat Ercan dhe Nermin Ercan, prindërit e dëshmorit Yılmaz Ercan, dhe anëtari i shoqatës Baran Çelik.
Sipas institutit, në panel u fol mbi rreziqet që sjellë organizata terroriste FETO për Türkiyen, rajonin dhe botën.
Ndërkohë, panelistët folën edhe për ngjarjet e natës së tentativës për grusht shteti.
Gjithashtu, theksohet se panelistët e pranishëm falënderuan popullin mik dhe vëlla shqiptar për mbështetjen e tyre.
Në kuadër të përvjetorit të tetë të tentativës për grusht shteti në Türkiye dhe në vende të tjera organizohen aktivitete të ndryshme.