Vengu: Bashkëpunim për forcimin e kapaciteteve njerëzore me Kosovën / Photo: ATA

Bashkëpunimi për rritjen e nivelit të kapaciteteve njerëzore me Kosovën është primare për Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu theksoi sot se, përveç Kolegjit të Sigurisë dhe Akademisë së Forcave të Armatosura, dyert ndaj forcave të FSK-së i kanë hapur edhe njësi të tjera të FA-së, pasi në fushën e sigurisë Kosova dhe Shqipëria kanë shumë dimensione bashkëpunimi.

Ditët e fundit, pilotët e FSK-së nisën fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterët “Cougar”, pas përfundimit të fazës teorike.

Pilotët e FSK-së, bashkë me teknikët e FSK-së, po asistohen nga instruktorët e Forcës Ajrore Shqiptare për ruajtjen e reflekseve të fluturimit, që cilësohet si tepër i domosdoshëm për ekuipazhet.

ATA