ShBA, gjenden të gjithë trupat e 67 personave që vdiqën në aksidentin ajror              Foto: AA

Janë gjetur trupat e të gjithë 67 personave që humbën jetën si pasojë e përplasjes në ajër të një avioni pasagjerësh dhe një helikopteri ushtarak në ShBA.

Autoritetet bënë të ditur se eshtrat e të gjithë 67 personave që humbën jetën, u gjetën si rezultat i punës intensive të kryer në lumin Potomac.

Më tej, autoritetet njoftuan se institucioni i mjekësisë ligjore vijon punën identifikuese dhe se përveç një personi, janë identifikuar 66 persona që kanë humbur jetën.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të ShBA-së (NTSB) lajmëroi se po vazhdon ekzaminimi i kryer në rrënojat e avionëve të zhytur në lumin Potomac.

Raporti hetimor paraprak lidhur me aksidentin pritet të publikohet brenda 30 ditëve.

Rrëzimi i avionit në Uashington, DC

Administrata Federale e Aviacionit Amerikan me një deklaratë me shkrim, më 29 janar, njoftoi se një avion pasagjerësh i American Airlines dhe një helikopter ushtarak i tipit "Black Hawk" u përplasën pranë aeroportit "Ronald Reagan".

Në aksidentin që ndodhi në afërsi të aeroportit pranë kryeqytetit Uashington, një avion udhëtarësh me 60 pasagjerë dhe një ekuipazh prej katër anëtarësh dhe një helikopter ushtarak me tre persona personel ushtarak u rrëzuan në lumin Potomac, ndërsa autoritetet njoftuan se nuk kishte të mbijetuar.

Më herët, u publikua informacioni për gjetjen e eshtrave të 55 prej 67 personave që humbën jetën dhe për përcaktimin e identiteteve të tyre.

TRT Balkan / agjencitë