Zhvillimet kryesore në ditën e parë të Trumpit / Photo: AA

Presidenti Donald Trump nënshkroi disa veprime ekzekutive, memorandume dhe proklamata në ditën e tij të parë në detyrë.

- Shpallja e emergjencës kombëtare në kufirin jugor të ShBA-së

Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për shpalljen e një emergjence kombëtare në kufirin jugor të ShBA-së që hap rrugën për vendosjen e trupave amerikane atje.

- Tërheqja nga marrëveshja e Parisit për klimën, OBSh

Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për tërheqjen e ShBA-së nga marrëveshja e Parisit për klimën dhe largimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

- Trump po i jep fund shtetësisë së të drejtës së lindjes

Sipas Amendamentit të 14-të të Kushtetutës, çdo person i lindur brenda territorit të Shteteve të Bashkuara është shtetas amerikan.

"Ky urdhër tjetër lidhet me përkufizimin e nënshtetësisë së të drejtës së lindjes sipas Amendamentit të 14-të të Shteteve të Bashkuara. Kjo është e rëndësishme" u shpreh Trump.

- Punëtorët federalë kthehen në detyrë, punësimi i qeverisë është pezulluar

"Unë do të zbatoj një ngrirje të menjëhershme të rregulloreve që do të ndalojë burokratët e Bidenit të vazhdojnë të rregullojnë," tha Trump, duke shtuar se ai "do të nxjerrë një ngrirje të përkohshme të punësimit për të siguruar që ne po punësojmë vetëm njerëz kompetentë që janë besnikë ndaj publikut amerikan".

- Falje për mbështetësit e akuzuar për trazirat e 6 janarit

Trump fal 1.500 mbështetës të akuzuar për trazirat e 6 janarit 2021 dhe shkurtoi dënimet për 14 mbështetësit e përfshirë në sulm.

- Rivendosja e Kubës në listën e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

Trump rivendos përcaktimin e Kubës si një shtet sponsorizues i terrorizmit, duke anuluar një urdhër ekzekutiv të lëshuar nga ish-presidenti Joe Biden vetëm disa ditë më parë.

- Trump shkarkon 4 të emëruar presidencialë nga koha e Bidenit

Ai deklaroi se po shkarkonte Jose Andres nga Këshilli i Presidentit për Sportin, Fitnesin dhe Ushqyerjen, Mark Milley nga Këshilli Këshillimor Kombëtar i Infrastrukturës, Brian Hook nga Qendra Wilson për Studiuesit dhe Keisha Lance Bottoms nga Këshilli i Eksportit të Presidentit.

- 75 ditë vonesë në ndalimin e TikTokut

Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në një përpjekje për të vonuar një ndalim të aplikacionit të popullarizuar të videove të shkurtra TikTok për 75 ditë.

"Unë mendoj se ShBA-ja duhet të ketë të drejtë të marrë gjysmën e TikTokut," u tha ai gazetarëve ndërsa nënshkroi urdhra ekzekutivë në Zyrën Ovale.

- Rivendosja e emrave për ta nderuar 'madhështinë' amerikane

Trump urdhëroi riemërimin e nismave të tilla si kthimi i malit Denali në malin McKinley dhe Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës, duke përmendur nevojën për ta nderuar trashëgiminë amerikane dhe figurat historike.

- Pezullimi i ndihmës së huaj amerikane në pritje të rishikimit

“Të gjithë krerët e departamenteve dhe agjencive me përgjegjësi për programet e ndihmës së huaj për zhvillim të Shteteve të Bashkuara do t'i ndalojnë menjëherë detyrimet dhe disbursimet e reja të fondeve të ndihmës për zhvillim për vendet e huaja”, thuhet në urdhrin ekzekutiv të Trump.

- Krijimi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë

Trump nënshkroi një direktivë për të krijuar Departamentin e Efiçencës Qeveritare (DOGE), një organ këshillimor i fokusuar në reduktimin e kostot e qeverisë, me Elon Musk të vendosur për ta udhëhequr atë.

- Njohja e vetëm 2 gjinive

Trump deklaroi se ShBA-ja do të njohë vetëm “dy gjini, mashkull dhe femër”.

TRT Balkan / agjencitë