Artisti i mediave digjitale, Refik Anadol, në Forumin Ekonomik Botërorë (UEF) po shfaq veprën e parë të artit multisensorial në botë, duke bërë përzierje mes vizualeve, tingujve dhe aromës, nëpërmjet një modeli të inteligjencës artificiale, të frymëzuar nga natyra.
Anadol tha se, si ekip, kishin ëndërruar për një projekt muzeu për tashmë 10 vjet. “Ne kishim mundësinë t’u prezantojmë detaje mbi muzeun e quajtur ‘Dataland’ liderëve botërorë në Davos (vitin e kaluar)”, tha ai.
Duke reflektuar mbi ëndrrën që kishte rreth 16 vjet më parë për të dhënat që bëheshin pigment, pikturë dhe skulpturë, Anadol tha se ata kishin ndjekur këtë ëndërr dhe kishin prodhuar vepra pioniere në fushën e pikturave dhe skulpturave të inteligjencës artificiale për tetë vitet e fundit.
Anadol tha se kishin bashkëpunuar me një numër të madh muzesh në këtë kontekst, pasi kuptuan që kjo është një fushë e re dhe premtuese. Duke iu referuar ekspozitës së tyre në Muzeun e Artit Modern, një nga muzetë më të rëndësishëm të artit në botë, Anadol tha: “Për herë të parë, një vepër arti e inteligjencës artificiale hyri zyrtarisht në koleksionin MoMA”. Ne kemi ëndërruar për një inteligjencë artificiale të bazuar në natyrë Ne e ndamë këtë me liderët botërorë këtu. Do të jetë një muze që do të hapet në Los Angeles fillimisht dhe më vonë në vende të ndryshme të botës, me shpresë edhe në Istanbul. “Projektin e parë të këtij muzeu ia kushtuam një teme shumë të rëndësishme, që është natyra. Aktualisht, punimet e IA-së në këtë fushë, si ChatGPT dhe Bard, janë më të fokusuara te njeriu dhe logjika”, tha ai.
Ai deklaroi se mbështetësit kryesorë të projektit të tyre ishin Google dhe Nvidia, dy kompani lider në botën e IA-së. “Ëndrra jonë është të zhvillojmë inteligjencën artificiale më të përparuar në botë, që kupton natyrën, është e trajnuar në mënyrë etike me të dhëna, dhe mund të përdoret në shkolla, kërkime, art dhe kulturë”, shtoi Anadol.