Hapen aplikimet për "Istanbul Photo Awards 2025" /             Foto: AA

Janë hapur aplikimet për vitin e 11-të të "Istanbul Photo Awards", ku garojnë fotografi nga ngjarjet më të spikatura botërore.

Konkursi ndërkombëtar i fotografisë së lajmeve, i organizuar nga Anadolu për të njëmbëdhjetën herë, synon të mbështesë fotografinë e medias.

Afati i fundit për aplikimet për konkursin, për të cilin aplikimet online pranohen vetëm në uebfaqen "www.istanbulphotoawards.com", është 10 janar 2025.

Fotografët mund të marrin pjesë në konkurs me fotografi që kanë rëndësi lajmi, të realizuara nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2024.

Çdo vit, rreth 20 mijë fotografi dërgohen në "Istanbul Photo Awards", organizim i cili njihet si një nga konkurset më të mira të fotografisë në botë.

Nuk ka asnjë kërkesë që aplikantët të jenë të lidhur me një organizatë mediatike për të aplikuar për konkursin, i cili është i hapur vetëm për pjesëmarrjen e fotografëve profesionistë.

Konkursi përbëhet nga 10 kategori

Regjistrimet pranohen në 10 kategori: Lajm tek, Lajm seri, Sport tek, Sport seri, Natyrë dhe Mjedis tek, Natyrë dhe Mjedis seri, Jetë e Përditshme tek, Jetë e Përditshme seri, si dhe kategoritë Portret tek dhe Portret seri.

Çmimi Fotografia e Vitit do t'i jepet fotografisë që merr vendin e parë në kategorinë Lajm tek dhe fotoreporteri/ja do të marrë një çmim prej 6.000 dollarësh.

Fituesit e vendit të parë në secilën kategori do të shpërblehen me nga 3.000 dollarë, fituesit e vendit të dytë me 1.500 dollarë dhe fituesit e vendit të tretë 1.000 dollarë.

Çdo konkurrent ka të drejtë të aplikojë në të gjitha kategoritë dhe nuk kërkohet që fotot e paraqitura të jenë të publikuar.

Informacione të gjera në lidhje me kërkesat e aplikimit të konkursit, fotografët dhe detajet rreth fotografisë janë të disponueshme në faqen e internetit të garës.

Juria e konkursit, me figura të shquara nga bota e fotografisë, do të shpërblejë fotot më të mira në mars.

Për më tepër, informacione për fotot, ekspozitat, albumet fotografike dhe anëtarët e jurisë, që kanë marrë çmime në vitet e fundit, mund të gjenden gjithashtu në faqen e internetit të konkursit.

AA