Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, paralajmëroi se çdo përpjekje për pushtim do të "sjellë fundin e Koresë së Veriut".
Sipas lajmit të Yonhap, Yoon ndoqi stërvitjen "Mburoja e Lirisë Ulchi" midis ShBA-së dhe Koresë së Jugut, e cila do të përfundojë më 29 gusht dhe foli lidhur aktivitetet e administratës së Phenianit.
Yoon tha se Koreja e Veriut "mund të përdorë çdo provokim në çdo kohë" dhe shtoi se ata duhet të përmirësojnë kapacitetin e tyre ushtarak kundër Veriut.
"Udhëheqjes së Koresë së Veriut që kundërshton bashkimin, ne duhet t'ia bëjmë të qartë se çdo përpjekje për të çuar në një pushtim do të sjellë fundin e Veriut", deklaroi Yoon.
Koreja e Jugut dhe ShBA-ja filluan stërvitjen "Mburoja e Lirisë Ulchi (UFS)" më 18 gusht për të forcuar përgatitjet e tyre të përbashkëta të mbrojtjes.
Koreja e Veriut gjithashtu e përshkroi stërvitjen si "stërvitja luftarake më agresive dhe provokuese".