Kurti nga Ohri: Kam ardhur për bisedime për marrëveshje / Photo: Reuters

Kam ardhur (në Ohër) me qëllim dhe vullnet të mirë dhe në mirëbesim që dakordimin e arritur më herët që nuk e nënshkruam në Bruksel më 27 shkurt të vazhdojmë nëpërmjet bisedimeve për planin e zbatimit. Në këtë mënyrë të rrumbullakësojmë marrëveshjen për normalizim, tha kryeministri Albin Kurti, para fillimit të takimit trepalësh mes tij, ndërmjetësit të BE-së Josep Borrell dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Kurti theksoi se ai është për dialog serioz dhe të hapur që duhet të reflektojë në marrëveshje.

"Do të kemi bisedime për planin e zbatimit pasi nuk ka tekst të përfunduar. Derisa nuk ka tekst të përfunduar nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve. Derisa nuk ka përfundim të bisedimeve nuk mund të ketë marrëveshje...unë jam këtu per dialog parimor, të hapur, serioz që duhet të rezultojë me marrëveshje. Marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar dhe të dakorduar. Nuk kam ardhur për bisedime, por për bisedime për marrëveshje", tha Kurti.

Paraprakisht, Kurti tha se ka zhvilluar takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe presidentin Pendarovski.


TRT Balkan / agjencitë