Në qytetin Bosanska Krupa në Bosnjë e Hercegovinë mbrëmjen e së enjtes, ka ndodhur një sulm ndaj policisë nga një i mitur, ku një polic ka mbetur i vrarë, kurse një tjetër është plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur pas orës 21:00 në stacion policor të qytetit kur i mitur i moshës 15-vjeçare është futur brenda dhe ka sulmuar dy policë.
“Sulmi është kryer nga një i mitur me armë të ftohtë, thikë. Një polic iu nënshtrua plagëve të marra dhe mjekët po luftojnë për jetën e policit tjetër Spitalin Kantonal”, konfirmoi për Anadolu Adnan Beganoviq, zëdhënës i ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit Unsko-sansko (USK).
Ende nuk dihet se cilat janë saktësisht motivet e sulmit të të miturit, i cili është privuar nga liria.
“Për momentin grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, prokurorët janë aty. Po kryhen hetime dhe po mblidhen informacione për të përcaktuar motivin”, ka shtuar Beganoviq.