Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në një shkollë në Sanski Most të Bosnjë e Hercegovinës. Sulmuesi po ashtu u plagos rëndë.
Një sulmues i armatosur shkoi në një shkollë në Sanski Most, Kantoni Una-Sana (USK) dhe qëlloi mbi 3 persona në ndërtesë. Tre nënpunësit e shkollës humbën jetën në vendngjarje.
Sulmuesi u konstatua se ishte punonjës i shkollës.
Pas vrasjes, sulmuesi qëlloi veten, ku mbeti i plagosur rëndë.
Zëdhënësi i Departamentit të Policisë së USK-së, Adnan Beganoviq tha se personi erdhi në shkollë i armatosur, vrau 3 persona me një armë automatike dhe më pas qëlloi veten.
Ai theksoi se sulmuesi ishte plagosur rëndë dhe u dërgua në spitalin e Banja Llukës dhe se mblodhën prova lidhur me incidentin.
Mediat lokale raportuan se autori i sulmit ishte i punësuar në shkollë, ndërsa personat që ai vrau janë drejtori, sekretari dhe mësuesi i shkollës.