Të shtëna në shkollën fillore në BeH, një i plagosur / Foto: FENA.ba

Në orët e para të mëngjesit në shkollën fillore Llukavac Grad, në Bosnjë e Hercegovinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur një person.

Ekipi i Emergjencës së Qendrës Shëndetësore në Llukavac ka ofruar ndihmën e parë, e më pas punonjësi i plagosur i shkollës është transportuar në Qendrën Klinike Universitare në Tuzëll.

"Pacienti me inicialet O.N. është shtruar në Qendrën Mjekësore të Tuzllës për shkak të plagës me armë zjarri. Pacienti është intubuar ndërsa operacioni është në zhvillim e sipër", bën të ditur Qendra Mjekësore e Tuzllës.

Ende nuk ka informacion zyrtar nga Departamenti i Policisë së Kantonit të Tuzllës ndërsa kryetari i komunës së Llukavacit, Edin Deliç, në rrjetet sociale ka shpërndarë lajmin se nuk ka nxënës të lënduar.

Zyrtarë të Departamentit të Policisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme ndodhen në terren dhe po kryejnë hetime, e më pas do të pasojë një deklaratë. Sulmuesi, i cili supozohet se është nxënës i shkollës, është ndaluar dhe dërguar në stacionin policor në Llukavac, gjë që është konfirmuar edhe nga kryetari Deliç.

AA