Gjykata e Shkallës së Parë në Bosnjë e Hercegovinë e ka dënuar me 15 vjet burgim Boban Ingjicën, si i akuzuar për rrëmbimin e 20 udhëtarëve nga treni në Shtërpcë dhe vrasjen e tyre në Vishegra në vitin 1993.
Rasti ka ndodhur me 23 shkurt të vitit 1993. Gjatë kësaj kohe Ingjica ka qenë komandat i Çetës Intervenenuese të Ushtrisë së Republika Sërpskës.
Ingjica në vitin 2015 është gjykuar me Lluka Dragiqeviqim dhe shtatë ish-pjesëtar të Brigadës së Vishegradit. Por, procedura ndaj tij ishte ndërprerë, pas ai në Serbi kishte qenë i dënuar për shkaktimin e një aksidenti rrugor. Pas mbajtjes së dënimit, gjykimi ka vazhduar.
Gjykimi i Shkallës së Parë është shqiptuar me 21 tetor, ku Dragiqeviq u lirua nga akuzat, ndërsa shtatë të tjerët u dënuan me nga 13 vjet heqje lirie.
Gjykata në BeH po ashtu njoftoi se ka dhënë urdhër për lëshimin e një fletarresti ndërkombëtar për Miodrag Mitrashinoviqin, i cili ende është në liri.
Ndryshe, gjykata të akuzuarit Ingjica ia ka vazhduar masën e paraburgimit, ndërsa në aktgjykimin e shkallës së parë ai ka të drejtë ankese.