Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq dhe lideri i Malit të Zi Demokratik, Aleksa Beçiq, sonte janë propozuar zyrtarisht para partive të tyre si kandidatë për president të Malit të Zi.
Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi janë caktuar për më 19 mars.
Gjukanoviq dhe Beçiq, siç njofton DPS-ja dhe Mali i Zi Demokratik, u propozuan njëzëri.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri më tani ka përcaktuar kandidaturat e liderit të Demokracisë së Re Serbe dhe njërit prej liderëve të DF-së, Andrija Mandiq, dhe deputetes së SDP-së, Draginja Vuksanoviq-Stankoviq.
Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është data 26 shkurt.
AA