Murali kushtuar Palestinës në Podgoricës zbulohet me ceremoni / Photo: AA

Në prani të një numri të madh të qytetarëve, mbrëmë në Podgoricë, në afërsi të stacionit të autobusëve, në rrugën Mitra Bakića, u zbulua me një ceremoni murali kushtuar Palestinës.

Murali është vepër e autorit të artistit Misho Joskiq. Pikturimi i muralit, mesazhi i të cilit është pikërisht shprehja e solidaritetit me popullin e Palestinës, filloi në mesin e korrikut dhe përfundoi në ditët e fundit të gushtit.

Murali i solidaritetit kujton buzëqeshjen e fëmijëve palestinezë, dërgon një mesazh dhe një paralajmërim se fëmijët nuk kanë faj.

Ambasadori i Palestinës në Mal të Zi, Rabii Alnantouli, tha se sonte Podgorica së bashku me qytetarët e saj ka konfirmuar se është në anën e njerëzimit.

"Në anën e drejtësisë dhe në anën e popullit palestinez. Gjenocidi po vazhdon në Palestinë nga Izraeli. Nuk mund ta përshkruaj dhimbjen, por ju lutem mos ndaloni së ngrituri zërin derisa të përfundojë ky gjenocid", tha Alnantouli.

Artisti Misho Joskiq i tregoi audiencës një histori për një milingonë që mbante një pikë ujë për të shuar zjarrin.

“Ne treguam se nuk jemi në anën e gabuar dhe kjo është dëshmi se ne mund të bëjmë shumë më shumë së bashku sesa mendojmë”, tha Joskiq.

Denis Mekiq, koordinator i Lëvizjes Solidaritet me Palestinën, falënderoi qytetarët që ndihmuan në krijimin e muralit. Ai paralajmëroi protestë për faktin se Parlamenti i Malit të Zi ende nuk e ka miratuar Rezolutën për dënimin e krimeve të Izraelit në Palestinë.

AA