Moti i ligë në Mal të Zi, regjistrohet një viktimë / Photo: Primorski Portal

Një punëtor në një kantier ndërtimi në Çanjë (Mal i Zi) ka humbur jetën kur një vinç është rrëzuar gjatë një stuhie të fortë, ndërsa një person ka mbetur i vdekur nga një goditje rrufeje në Lushticë, deklaruan për MINA-n nga Qendra e Operacioneve dhe Komunikimit të Drejtorisë së Policisë .

Punëtori sipas Drejtorisë së Policisë ka ndërruar jetë rreth orës 11:00, kur për shkak të një stuhie të fortë është shembur vinçi në të cilin ndodhej.

"Një person duket se ka vdekur pasi është goditur nga rrufeja në fushën e golfit Lustica Bay", njoftuan Drejtoria e Policisë.

Mali i Zi është goditur nga një stuhi e fortë mëngjesin e sotëm, e cila ka shkaktuar reshje të dendura shiu, erë dhe bubullima.

Portali Primorski raporton se era ka shkulur pjesë të pemëve në Bar dhe se makina dhe disa mjete lundruese në marinë janë dëmtuar.

Gjithashtu, stuhia rrëzoi tre vinça në port dhe theu urat e transportit.

MINA