Qeveria e Malit të Zi u ballafaqua me sulm kibernetik.     Foto: AA

Serverët e Qeverisë së Malit të Zi ishin cak i një sulmi kibernetik, njoftoi Ministria e Administratës Publike, duke shtuar se këto ishin sulmet më të sofistikuara që kanë ndodhur deri më tani në Mal të Zi.

Ministria e Administratës Publike tha se ekspertët e tyre po punojnë për përcaktimin e dëmeve.

"Të dhënat paraprake tregojnë se këto ishin sulmet më të sofistikuara që kanë ndodhur në Mal të Zi deri më tani dhe se ato përbëhen nga një kombinim i disa metodave të ndryshme të sulmeve kibernetike", thuhet në deklaratë.

Sipas tyre, aktualisht është konfirmuar se zbulimi i hershëm i sulmit ka mundësuar që sistemet kyçe të mbeten të paprekura, por se shkalla e dëmeve është duke u përcaktuar, pas së cilës do të jepen informacione më të sakta.

"Portali http://www.gov.me përkohësisht ishte i mbyllur, apo i izoluar, me qëllim të mbrojtjes në mënyrë më adekuate nga sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës së Qeverisë. Qytetarët mund t'i përdorin të sigurt shërbimet e Qeverisë që janë në funksion", deklaroi Ministria e Administratës Publike.

AA