Në prag të zgjedhjeve parlamentare që mbahen nesër (11 qershor), në Mal të Zi është duke mbizotëruar heshtja zgjedhore.
Zgjedhjet e nesërme parlamentare do të jenë të dymbëdhjetat që nga futja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi dhe të gjashtat pas rivendosjes së pavarësisë.
Në zgjedhjet parlamentare do të marrin pjesë 15 lista.
Nga 81 vende deputetësh aq sa numëron Kuvendi i Malit të Zi, fatin e tyre në zgjedhje do ta provojnë edhe dy lista me nga 60, gjegjësisht 67 emra shqiptarësh.
Pra, bëhet fjalë për koalicionin Aleanca Shqiptare e përbërë nga partia Forca, Lidhja Demokratike dhe Lista për Tuz, ndërsa në bllokun tjetër garojnë Forumi Shqiptar me moton “BESA për zhvillim evropian”.
Në mesin e listave për deputetë ka edhe koalicione të etniteteve të tjera, si boshnjakët, kroatët, dhe lista të tjera të pavarura.
Të drejtë vote në këto zgjedhje parlamentare kanë 542.468 qytetarë.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00.
10 Qer 2023
Zgjedhjet e 12-ta parlamentare nesër mbahen në Mal të Zi
Nga 81 vende deputetësh aq sa numëron Kuvendi i Malit të Zi, fatin e tyre në zgjedhje do ta provojnë edhe dy lista me nga 60, gjegjësisht 67 emra shqiptarësh.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.