Dy çmime për filmin shqiptar në Trieste.     /Foto: TFF/Facebook

Filmi “Sheets” i regjisores shqiptare Evi Gjoni ka korrur sukses në premierën e saj botërore në Itali.

Lajmin e jep Qendra Kombëtare e Kinematografisë, e cila ka dhënë dhe mbështetjen financiare për prodhimin e filmit.

“Super sukses i regjisores Evi Gjoni në premierën botërore të filmit të saj të shkurtër “SHEETS”, shkruan QKK-ja në rrjetin social Facebook, për triumfin e arritur në “Trieste Film Festival”.

Super sukses i regjisores Evi Gjoni në premierën botërore të filmit të saj të shkurtër "SHEETS". Në "Trieste Film...

Posted by Qendra Kombëtare e Kinematografisë on Saturday, January 28, 2023

Filmi shqiptar rrëmbeu 2 çmime në “TFF”: Çmimin e publikut për “Miglior Cortometraggio” dhe çmimin “Menzione Speciale” të jurisë.

QKK-ja ka uruar stafin dhe të gjithë bashkëpunëtorët. Evi Gjoni vjen me “Sheets” pas një përvoje të gjatë në cilësinë e regjisores asistente. Një ndër filmat ku ajo ka punuar më herët është dhe “Two lions heading to Venice”, film i cili pati jehonë në media.

Filmi Sheets është prodhuar nga “Ska-Ndal”, me mbështetje financiare nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

TRT Balkan / agjencitë