Tematika e edicionit të 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filimit – DokuFest, është “"How to Survive...?" (Si të mbijetosh). Kjo temë sipas organizatorëve përqendrohet rreth nocionit të mbijetesës dhe që për herë të parë vjen në formën e një pyetjeje.
“Si t’i mbijetosh nxehtësisë, përmbytjeve, dhunës, inflacionit, luftërave, fashizmit dhe përfundimisht zhdukjes… Janë vetëm disa nga pyetjet, që do të shtrohen”, thuhet në përshkrimin e sivjetshëm të Festivalit “DokuFest”.
Një numër filmash nga programi prekin temën e të mbijetuarit në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi. Organizatorët shprehen se janë të emocionuar në gjetjen e mënyrës për të sjellë publikun në debatë.
Prej 5 deri me 13 gusht në Festivalin “DokuFest”, në Prizren janë planifikuar të shfaqen mbi 100 filma në tetë programe garuese. Filmat dokumentar Ndërkombëtar dhe nga Ballkani nuk do të mungojnë, përfshi edhe dokumentarët për të drejtat e njeriut dhe filma dokumentar që lidhen me ambientin.
24 filma për futboll
Futbolli, si sport zë hapësirë të konsiderueshme në programin e sivjetshëm të Festivalit “DokuFest”. Thuajse një e katërta e programit, apo gjithsej 24 filma të shkurtë janë planifikuar të shfaqen në këtë edicion të filmit dokumentar.
Përderisa po afrohet Kampionati Botëror në Katar, vizitorët në “DokuFest”, do të kenë mundësi nga afër të shohin dokumentare të ndryshme për futboll. Njëri prej tyre është i titulluar “Different Bayern”, në të cilin flitet për Austin Abasin, një futbollist profesionist nga Gana – i cili shitet kundër dëshirës së tij në një klub në Gjermani.
Pjesë e këtij programi po ashtu është dokumentari “FAIR PLAY”. Largimi për herë të parë nga Tanzania dhe arritja në Finlandë për të luajtuar në Kupën e Helsinkit, janë pamjet që përcjellen përmes këtij dokumentari.
Ngjarja ndodh në vitin 2012 dhe theksi vendoset te një ekip futbolli vajzash të cilat pasi kthehen në shtëpi pritjet e tyre duket se nuk janë përmbushur: shkolla nuk ecën mirë, njerëzit janë xhelozë, ekipi po shpërbëhet, dhe disa nga fqinjët e tyre nuk besojnë që vajzat kanë qenë diku fare. Një histori për jetën, ëndrrat, lojën pa hile – dhe mungesën e saj.
28 Kor 2022
Program i larmishëm në festivalin “DokuFest”
Prej 5 deri me 13 gusht në Prizren, janë planifikuar të shfaqen mbi 100 filma dokumentar
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Hamamet turke: Simboli i pastërtisë së trupit dhe shpirtit
Hamamet turke, një nga simbolet më të rëndësishme të kulturës osmane, janë më shumë sesa thjesht hapësira për larje. Me një histori që zgjatet për mijëra vite, këto struktura madhështore mbartin tradita të thella sociale, kulturore dhe shëndetësore.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore