Ari, metalet e çmuara, nafta e papërpunuar, kriptovaluta Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera kanë shënuar rënie, ndërkohë dollari amerikan ka regjistruar rritje pasi inflacioni amerikan është shumë më i lartë se pritjet e tregut
Çmimi i arit ra në 1.707.43 dollarë për ons mëngjesin e sotëm, duke regjistruar një humbje prej 1 për qind, ndërsa argjendi ra në 18.862 dollarë për ons në të njëjtën kohë, por më vonë u rrit përsëri në territorin pozitiv.
Standardi global i naftës së papërpunuar Brent ra në 98,28 dollarë për fuçi, ndërsa standardi amerikan ‘West Texas Intermediate’ (WTI) tregtohet me 94,59 dollarë në të njëjtën kohë. Të dy standardet ranë pothuajse 1 për qind përpara se të rifitonin disa nga humbjet e tyre.
Çmimi i kriptovalutës Bitcoin ra në 18,911 dollarë në orën 08:42 të mëngjesit të sotëm, ndërsa tregtohej rreth 19,180 dollarë duke regjistruar një humbje prej 3,7 për qind. Disa kriptovaluta ranë deri në 10 për qind deri në atë kohë.
Indeksi i dollarit amerikan, nga ana tjetër, u rrit për 0,4 për qind në 108.58, duke shënuar një nivel të ri rekord 20-vjeçar. Euro kundrejt dollarit amerikan ra në 0,9999 dollarë.
Shitjet e mëdha në mallra dhe në kriptovaluta erdhën menjëherë pasi inflacioni vjetor i konsumatorit në SHBA u rrit me 9,1 për qind në muajin qershor, shumë më i lartë se vlerësimi i tregut prej 8,8 për qind.
Rritja më e madhe vjetore e inflacionit që nga nëntori i vitit 1981 shkakton shqetësime se Rezerva Federale e SHBA-së në mbledhjen e saj të ardhshme më 27 korrik mund të bëjë një rritje të normës së interesit me 100 pikë bazë, në vend të 75 pikëve.
Politika monetare agresive e Rezervës Federale të SHBA-së gjithashtu po krijon frikën se banka qendrore mund të shkaktojë një recesion në SHBA, që mund të përhapet me shpejtësi në ekonominë globale.
13 Kor 2022
Dollari amerikan shënoi rritje, ari dhe kriptovalutat bien
Çmimi i kriptovalutës Bitcoin ra në 18,911 dollarë në orën 08:42 të mëngjesit të sotëm, ndërsa tregtohej rreth 19,180 dollarë duke regjistruar një humbje prej 3,7 për qind. Disa kriptovaluta ranë deri në 10 për qind deri në atë kohë
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
BE-ja kërkon informacione nga YouTube, Snapchat dhe TikTok për algoritmet
Platformat duhet të japin informacionin deri më 15 nëntor dhe pas një vlerësimi të përgjigjeve, Komisioni i BE-së do të përcaktojë hapat e ardhshme, të cilat mund të përfshijnë hapjen formale të procedurave sipas nenit 66 të DSA-së.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore