Një e pesta e qytetarëve të intervistuar Kroaci, investojnë apo kanë investuar në kriptovaluta, thotë hulumtimi i “Master Index” i realizuar nga agjencia “Improve” në prill të këtij viti. Qëllimi i investimeve në kriptovaluta sipas këtij hulumtimi është investimi afatgjatë, si dhe përfitimet e shpejta dhe të lehta.
Pengesat për investime në kriptovaluta, siç thuhet në këtë hulumtim janë mungesa e informacioneve për kriptovalutat, rreziku i lartë nga ky lloj i investimit, dhe mungesa e mjeteve.
Ky hulumtim zbuloi se një e pesta e të intervistuarve kanë përvojë me investime në kriptovaluta, 9 për qind prej tyre aktualisht investojnë në kriptovaluta, 11 për qind kanë investuar paraprakisht, ndërkohë 18 për qind planifikojnë të investojnë në të ardhmen.
Në mes e atyre që investojnë aktualisht në kriptovaluta më të përfaqësuar janë burrat, sesa gratë, si dhe ato me të hyra më të larta.
Hulumtimi në fjalë gjithashtu zbuloi se 43 për qind e të intervistuarve kanë investuar për qëllime afatgjate dhe pwr kursime në pension, 34 për qind për përftime të shpetja. Por, njëherit 32 për qind e të intervistuarve janë shprehur se kanë investuar për të diversifikuara portofolin e tyre të investimeve.
Për 55 për qind të të anketuarve, njohja e pamjaftueshme e kriptomonedhave është arsyeja kryesore për të mos investuar. Sipas tyre, rreziku shumë i lartë (36 për qind) dhe mungesa e fondeve (31 për qind) janë ndër arsyet kryesore pse ata nuk investojnë në kriptovaluta.
Një e pesta e të intervistuarve aktualisht nuk investojnë në kriptovaluta për shkak se nuk janë të interesuara, ndërsa vetëm 13 per qind prej tyre janë të brengosur për luhatjen e çmimeve të kriptovalutave. Qytetarët të cilët nuk investojnë në kriptovaluta për shkak se nuk ju besojnë investime të tillë janë 14 për qind. Të intervistuarit me të hyra më të lartë sipas të dhënave nga ky hulumtim shpesh vlerësojnë se format tjera të investimeve janë më tërheqëse.
Serbia e para në Ballkanin Perëndimor
Mbështetur në të dhënat e platformave botërore për tregtim me kriptovaluta, siç është rasti me “Binance”, (2020 – 2021) nga vendet e Ballkanit Perëndimor e para në listën e poseduesve më të mëdhenj të kriptovalutave renditet Serbia, me mbi 150 mijë zotërues të kriptovalutava apo 1.7 për qind e popullatës. Më pas llogaritur në numrin e banorëve renditet Mali i Zi me afërsisht 10 mijë zotërues, ose 1.5 për qind të popullatës, vijon Bosnja e Hercegovina me 45 mijë zotërues apo 1.3 për qind e popullatës, Shqipëria me 28 mijë zotërues, respektivisht rreth 1 për qind të popullatës, si dhe Maqedonia e Veriut me 23 mijë zotërues të kriptovalutave, ose 1.1 për qind të numërit të përgjithshëm të banorëve. Ndërkohë, të dhënat zyrtare të autoriteteve të Kosovës, thonë se numri i qytetarëve të cilët investojnë në kriptovaluta është rreth 10 mijë.
19 Kor 2022
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
BE-ja kërkon informacione nga YouTube, Snapchat dhe TikTok për algoritmet
Platformat duhet të japin informacionin deri më 15 nëntor dhe pas një vlerësimi të përgjigjeve, Komisioni i BE-së do të përcaktojë hapat e ardhshme, të cilat mund të përfshijnë hapjen formale të procedurave sipas nenit 66 të DSA-së.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore