Ekonomia holandeze hyri në recesion / Foto: AA

Ekonomia e Holandës hyri në recesion duke pësuar një rënie në tremujorin e dytë prej 0,3 për qind në baza tremujore.

Ekonomia e vendit është në rënie për të dytin tremujor radhazi, pas rënies me 0,4 për qind në tre muajt e parë të 2023-tës.

Rënia e Prodhimit Bruto Vendor ishte kryesisht për shkak të rënies së bilancit tregtar dhe konsumit të familjeve në vend, tha Byroja Qendrore e Statistikave.

Nga ekonomitë kryesore të Bashkimit Evropian, Gjermania gjithashtu hyri në recesion në fillim të vitit.

AA