Borxhi i ShBA-së tejkalon 33 miliardë dollarë për herë të parë në histori

Borxhi i ShBA-së tejkalon 33 miliardë dollarë për herë të parë në histori

Nëse tendencat aktuale vazhdojnë, borxhi do të arrijë në 34T dollarë deri në fund të vitit.
Borxhi i ShBA-së tejkalon 33 miliardë dollarë për herë të parë në histori / Foto: Reuters

Borxhi i ShBA-së tejkaloi nivelin e 33 trilionë dollarëve për herë të parë të hënën vonë, duke nënkuptuar se çdo shtetas amerikan ka 97.000 dollarë borxh.

Sipas shifrave të Thesarit të ShBA-së, borxhi i vendit arriti një kulm historik mes diskutimeve për buxhetin në Kongres.

Borxhi arriti në 32 trilionë dollarë në qershor, një rritje prej 1 trilion dollarësh në një periudhë tre mujore.

Nëse tendencat aktuale vazhdojnë, borxhi do të arrijë në 34 trilionë dollarë deri në fund të vitit.

ShBA-ja arriti kufirin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarë më 19 janar dhe Thesari i ShBA-së mori masa të jashtëzakonshme për të shmangur tejkalimin e kufirit dhe për të parandaluar një mospagim të mundshëm.

Pas negociatave për kufirin e borxhit, një marrëveshje u arrit në Kongres dhe Presidenti Joe Biden nënshkroi një projektligj në qershor për të rritur kufirin e borxhit dhe për të parandaluar dështimin e vendit.

Popullsia e ShBA-së vlerësohet të jetë rreth 340 milionë.

Borxhi kombëtar është shuma totale e huamarrjes së papaguar nga Qeveria Federale e ShBA-së e akumuluar gjatë historisë së vendit.

AA