Mbrojtja e të gjithë konsumatorëve nga rritja e çmimeve do të kërcënojë ekonomitë evropiane, thonë nga FMN.     Foto: MIA

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i ka paralajmëruar qeveritë evropiane që të mos ndërhyjnë me mbështetje të gjerë financiare mbi krizën energjetike të rajonit dhe në vend të kësaj duhet t'i lënë konsumatorët të mbajnë barrën e çmimeve më të larta për t'i inkurajuar ata të kursejnë energjinë dhe të ndihmojnë tranzicionin drejt energjisë së gjelbër.

FMN beson se vendet duhet të mbrojnë familjet më të
rënda sociale duke i mbështetur, por vërejtjet e tyre janë se politikat ekzistuese që synojnë mbrojtjen e të gjithë konsumatorëve nga rritja e çmimeve do të kërcënojë ekonomitë evropiane, shumë prej të cilave tashmë janë në prag të recesionit, dhe do të dekurajojnë tranzicionin e energjisë.

“Qeveritë nuk mund të parandalojnë humbjen e të ardhurave reale kombëtare që rezulton nga ndikimi i ndryshimeve të tregut. Ato duhet të mundësojnë që rritja e çmimit të karburanteve plotësisht të transferohet tek shfrytëzuesit përfundimtar me qëllim të nxitet ruajtja e energjisë dhe kalimin nga lëndët djegëse fosile”, shkruan blogu i degës evropiane të FMN-së.

Deri më tani, politikëbërësit evropianë kanë prezantuar kontrolle gjithëpërfshirëse të çmimeve, subvencioneve dhe ulje të taksave për të zbutur goditjen nga rritja e çmimeve të energjisë, të cilat janë rritur në të gjithë kontinentin që nga lufta Rusi-Ukrainë.

FMN-ja paralajmëron se një mbështetje e tillë gjithëpërfshirëse është shkurtpamëse, se disa qeverive këtë vit po i kushton rreth 1.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, me çka kjo masë kontribuon në një rritje të mëtejshme të kërkesës dhe në këtë mënyrë në inflacionin e çmimeve.

“Çrrënjosja e tranzicionit drejt çmimeve me pakicë thjesht vonon përshtatjen e nevojshme nga goditja energjetike përmes stimulimit të amvisërive dhe bizneseve, çka do të nxiste kursimin e energjisë dhe rritje të efikasitetit. Kjo politikë e mban kërkesën globale dhe çmimet e energjisë më të larta se sa do të ishin ndryshe”, thuhet në raport.

Në vend të kësaj, FMN-ja propozon që politikëbërësit "të kalojnë me vendosmëri nga masat e ndihmës me bazë të gjerë në politikat e synuara të ndihmës", duke mbështetur veçanërisht familjet më të varfra që janë më të prekura nga rritja e çmimeve dhe më pak të afta për t'u përballur me to.

Kompensimi i plotë i rritjes së kostove të jetesës për 20 përqindëshin të amvisërive do t'i kushtonte qeverisë një reduktim relativ të PBB-së prej mesatraisht 0.4 për qind për të gjithë vitin 2022. Nëse do ta bënin këtë për 40 përqind të familjeve me të ardhura më të ulëta, do t'u kushtonte 0.9 përqind të PBB-së, thuhet në analizën e FMN-së.

Tutje, në këtë analizë thuhet se Qeveritë, në mënyrë të “duhur” duhet të mbështesin disa kompani të qëndrueshme komerciale gjatë kohës së rritjes afatshkurtë të çmimeve, për shembull, nëse Evropa ballafaqohet me ndërprerje të plotë të gazit nga Rusia.

Megjithatë, nga FMN shtojnë se me çmimet të cilat pritet të mbesin të larta disa vite, mbështetja afatgjate e bizneseve në përgjithësi do të ishte “jo e shëndosh”.

Komentet nga ana e FMN-së, vijnë në kohë kur shtetet e Evropës kërkojnë mënyra për t’a zvogëluar harxhimin e energjisë dhe varësinë nga nafta dhe gazi rus.

Javën e kaluar (të martën), Spanja i publikoi masat e reja të kursimit të energjisë, përfshi edhe kufizimin për ftohjen dhe ngrohjen e hapësirave publike. Këto masa erdhën pas hapit që mori qyteti gjerman i Hanoverit, i cili ndaloi ujin e ngrohtë në ndërtesat publike, pishinat dhe palestrat sportive.

Nga ana tjetër, gjigantët energjetik vazhdojnë të korrin fitime të mëdha nga rritja e çmimeve, ndërsa British Petroleum, më 2 korrik e publikoi profitin më të lartë kuartal në 14 vitet e fundit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, javën e kaluar deklaroi se nuk është moralshme që kompanitë e naftës dhe gazit të arrijnë fitime rekorde nga kjo krizë energjitike në kurriz të njerëzve dhe shoqërive të varfëra. Ai, njëjtë si FMN-ja, porositë që mjetet e kompanive energjitike, të cilat në kuartalin e parë arrijnë 100 miliardë dollar, duhet të orietohen për mbështetje të komuniteteve të varfëra.

Tanjug