Turizmi ndërkombëtar vazhdon të tregojë shenja të një rikuperimi të fortë dhe të qëndrueshëm nga ndikimi i pandemisë, pavarësisht sfidave të rëndësishme ekonomike dhe gjeopolitike në rritje, thotë Organizata Botërore e Turizmit (OBT).
Bazuar në të dhënat e Barometrit më të fundit të OBT-së, turizmi ndërkombëtar pati një rikthim të fortë në pesë muajt e parë të vitit 2022, me pothuajse 250 milionë ardhje ndërkombëtare të regjistruara. Kjo krahasohet me 77 milionë ardhje nga janari deri në maj 2021 dhe do të thotë se sektori ka rikuperuar pothuajse gjysmën (46 për qind) e niveleve të kohës para pandemisë 2019.
Evropa dhe Amerika e udhëheqin rimëkëmbjen
Evropa mirëpriti më shumë se katër herë më shumë ardhje ndërkombëtare sesa në pesë muajt e parë të vitit 2021 (+350 për qind), të nxitura nga kërkesa e fortë ndërrajonale dhe heqja e të gjitha kufizimeve të udhëtimit në një numër në rritje vendesh. Rajoni pa një performancë veçanërisht të fuqishme në prill (+458 për qind), duke reflektuar një periudhë të ngarkuar gjatë festës së Pashkëve.
Në Amerikë, mbërritjet u dyfishuan (+112 për qind). Megjithatë, rikthimi i fortë matet kundrejt rezultateve të dobëta në vitin 2021 dhe mbërritjet mbeten në përgjithësi 36 dhe 40 për qind nën nivelet e vitit 2019 në të dyja rajonet.
Skema e njëjtë shihet edhe në rajone të tjera. Rritja e fortë në Lindjen e Mesme (+157 për qind) dhe Afrikë (+156 për qind), megjithatë mbeti nën nivelet e vitit 2019. Azia dhe Paqësori pothuajse dyfishuan mbërritjet (+94 për qind), por numrat ishin 90 për qind më poshtë se në vitin 2019, pasi disa kufij mbetën të mbyllur për udhëtime jothelbësore.
Duke parë nënrajonet, disa kanë rikuperuar midis 70 dhe 80 për qind të niveleve të tyre para pandemisë, të udhëhequr nga Karaibet dhe Amerika qendrore, e ndjekur nga Mesdheu Jugor, Evropa Perëndimore dhe Veriore. Vlen të përmendet se disa destinacione tejkaluan nivelet e vitit 2019, duke përfshirë Ishujt e Virgjër të ShBA-së, Shën Maarten, Republikën e Moldavisë, Shqipërinë, Hondurasin dhe Porto Rikon.
Shpenzimet për turizëm po rriten gjithashtu
Rritja e shpenzimeve turistike nga tregjet kryesore burimore është në përputhje me rimëkëmbjen e vëzhguar. Shpenzimet ndërkombëtare nga turistët nga Franca, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë tani në 70 deri në 85 për të niveleve para pandemisë, ndërsa shpenzimet nga India, Arabia Saudite dhe Katari tashmë kanë tejkaluar nivelet e vitit 2019.
Sa u përket të ardhurave nga turizmi ndërkombëtar të fituara në destinacione, një numër në rritje vendesh – Republika e Moldavisë, Serbia, Seychelles, Rumania, Maqedonia e Veriut, Shën Lucia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Pakistani, Sudani, Turqia, Bangladeshi, El Salvador, Meksika, Kroacia dhe Portugalia – kanë rikuperuar plotësisht nivelet e tyre para pandemisë.
7 Sht 2022
Vetëm disa destinacione turistike në botë e tejkaluan vitin 2019
Mbështetur në të dhënat e Organizatës Botërore të Turizimit, nivelet e vitit 2019 i kanë tejkaluar vetëm disa vende, në mesin e të cilave renditet edhe Shqipëria.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
BE-ja kërkon informacione nga YouTube, Snapchat dhe TikTok për algoritmet
Platformat duhet të japin informacionin deri më 15 nëntor dhe pas një vlerësimi të përgjigjeve, Komisioni i BE-së do të përcaktojë hapat e ardhshme, të cilat mund të përfshijnë hapjen formale të procedurave sipas nenit 66 të DSA-së.
Raport: Ballkani Perëndimor mund të zëvendësojë gazin me energji të gjelbër
Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë së bashku një kapacitet të kombinuar prej 23 gigavatësh të kapacitetit të mundshëm të energjisë diellore dhe të erës, sipas të dhënave nga Global Energy Monitor.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore