Rritja globale e punësimit do të "përkeqësohet ndjeshëm" këtë tremujor, e goditur nga trazirat ekonomike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe nga ndikimi i politikës monetare më të shtrënguar në konsum, tha të hënën Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Në raportin e tyre Bota e Punës, ky organ i Kombeve të Bashkuara thotë se krizat aktuale po e zhbëjnë rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së Covid-19, ndërsa po ndikojnë për thellim të pabarazisë mes shteteve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.
“Përderisa ndikimi i Covid-19 u zbeh në shumicën e vendeve, krizat e shumta ekonomike dhe politike njëkohësisht po e cënojnë rimëkëmbjen e tregut të punës në mbarë botën. Këto kriza me shumë mundësi do të rrisin pabarazitë në tregun e punës për shkak të ndikimit disproporcional në grupe të caktuara të punëtorëve dhe firmave, duke kontribuar kështu në rritjen e divergjencave mes ekonomive të zhvilluara dhe ata në zhvillim”, thuhet në raportin e Organizatës Botërore të Punës.
Potencohet gjithashtu se ekonomitë në zhvillim tashmë po rimëkëmbeshin më ngadalë nga pandemia e Covid-19 dhe tani po përballen me hapësirë më të ngushtë për të mbrojtur punëtorët dhe kompanitë më të goditura gjatë krizave të reja.
Gjithsej, sipas raportit, mes korrikut dhe shtatorit të këtij viti kishte 40 milionë vende pune më pak në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2019, që përdoret si njësi matëse e nivelit para pandemisë së Covid-19.
“Me trendet aktuale, rritja globale e punësimit do të përkeqësohet dukshëm në tremujorin e katërt të vitit 2022”, thuhet në raport.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Punës, Gilbert Houngbo, apeloi për një varg masash të destinuara për mbështetjen e njerëzve dhe bizneseve më të prekura.
“Nuk mund të këmbëngulim mjaftueshëm rreth nevojës për pako sociale dhe nevojës që të sigurohet se shtrëngimi monetar për të luftuar inflacionin të jetë vërtet i shoqëruar me masa sociale", tha Houngbo gjatë një brifingu me gazetarë në Gjenevë.
Në raport gjithashtu thuhet se shtrëngimi i tepër mund të shkaktojë dëm të pakthyeshëm për punësimin dhe për të ardhurat edhe në vendet e përparuara edhe tek ata në zhvillim.
31 Tet 2022
Rritja globale e punësimit do të përkeqësohet ndjeshëm si pasojë e krizës
Raporti i Organizatës Botërore të Punës thotë se krizat aktuale po e zhbëjnë rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së Covid-19, ndërsa po ndikojnë për thellim të pabarazisë mes shteteve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Qytetarët e nëntë shteteve të BE-së shënuan rënie të të hyrave
Pandemia e COVID-19 ndikoi në kushtet e jetesës në BE. Përveç ndryshimeve në të ardhura, ndryshime të tjera u përjetuan në arsim dhe në kushtet e punës, shëndetin/mirëqenien mendore të njerëzve dhe kushtet e përgjithshme të kujdesit shëndetësor.
Artikujt në këtë kategori
BE-ja kërkon informacione nga YouTube, Snapchat dhe TikTok për algoritmet
Platformat duhet të japin informacionin deri më 15 nëntor dhe pas një vlerësimi të përgjigjeve, Komisioni i BE-së do të përcaktojë hapat e ardhshme, të cilat mund të përfshijnë hapjen formale të procedurave sipas nenit 66 të DSA-së.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore