Banka Qendrore Evropiane ka bërë rritjen më të lartë që nga përdorimi i monedhës së përbashkët në Evropë në vitin 1999.    Foto: AA

Banka Qendrore Evropiane (ECB) përballë inflacionit të lartë po lufton me inflacionin rekord në Eurozonë me një rritje historike të normës së interesit në tre politikat kryesore të normës së interesit.

Në një deklaratë nga ECB thuhet se banka rriti tre politikat kryesore të normës së interesit me 75 pikë bazë.

Në deklaratë thuhet se norma e interesit të rifinancimit është rritur në 1.25 për qind, norma e interesit të depozitave në 0.75 për qind dhe norma e financimit margjinal në 1.5 për qind.

Në këtë mënyrë banka ka bërë rritjen më të lartë që nga përdorimi i monedhës së përbashkët në Evropë në vitin 1999.

Pavarësisht pritshmërisë për një recesion në ekonomi, ka tërhequr vëmendjen se ECB ka rritur normat e interesit në normën më të lartë që nga viti 2011.

Edhe pse pritshmëritë e ekonomistëve për rritjen e interesit të bankave tregon ndryshim në çështjen e rritjes me 50 ose 75 pikë, tregjet monetare shumë herë e kanë vlerësuar rritjen e interesit me 75 pikë bazë.

ECB me vendimin që ka marrë për rritje të lartë të interesit, reagoi ndaj rritjes së mëtejshme të inflacionit i cili u rrit më 9.1 për qind në muajin gusht në Eurozonë ndërsa ka vënë në dukje edhe rritjen e mëtejshme të normave të interesit.

Në deklaratën e bankës thuhet se "Duke u bazuar në vlerësimin aktual, Këshilli Drejtues pret që të rrisë edhe më shumë normat e interesit në mbledhjet e ardhshme për të ulur kërkesën dhe për të siguruar mbrojtje kundër rrezikut për zhvendosje të përhershme me drejtim lart në pritshmëritë e inflacionit".

Në tekstin e vendimit të ECB, vihet theksi mbi çmimet e larta të energjisë dhe thuhet se "Presionet e çmimeve vazhduan të forcohen dhe të zgjerohen në të gjithë ekonominë dhe inflacioni mund të rritet edhe më shumë në afat të afërt".

ECB e cila për shkak të inflacionit të lartë ndodhet nën presion, pret që inflacioni të jetë 8.1 për qind në fund të këtij viti, ndërsa 5.5 për qind në vitin e ardhshëm dhe 2.3 për qind në vitin 2024.

Ndërsa pritshmëritë e ECB për rritje janë njoftuar të jenë 3.1 për qind për këtë vit, 0.9 për qind në vitin 2023 dhe 1.9 për qind në vitin 2024.

AA