TikTok godet rëndë të hyrat e Facebook-ut

TikTok godet rëndë të hyrat e Facebook-ut

Kompania Meta ka shënuar rënie nga një vit në tjetrin
Ishte lëshimi i parë i tillë për kompaninë që kur firma, e njohur atëherë thjesht si Facebook, doli publike në vitin 2012     Foto:AP

Për herë të parë nga themelimi i saj, kompania Facebook Meta ka raportuar se të ardhurat e saj tremujore kanë shënuar rënie nga një vit në tjetrin, edhe atë 1/3 e fitimit.

Lajmi i keq pasqyron një peizazh të trazuar për qendrën e mediave sociale, i cili po lufton me fenomenin në rritje të TikTok-ut dhe një ekonomi të trazuar globale.

Meta tha të mërkurën se të ardhurat në tremujorin e përfunduar së fundmi ranë një për qind në 28.8 miliardë dollarë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke humbur pritshmëritë e tregut.

"Ne po vendosim energji dhe përkushtim të shtuar rreth prioriteteve kryesore të kompanisë sonë që hapin mundësitë afatshkurtra dhe afatgjata për Meta-n dhe njerëzit dhe bizneset që përdorin shërbimet tona," tha CEO Mark Zuckerberg në një njoftim për fitimet.

Ishte lëshimi i parë i tillë për kompaninë që kur firma, e njohur atëherë thjesht si Facebook, doli publike në vitin 2012, tha analisti i Wedbush, Dan Ives.

"Rënia nga viti në vit në të ardhurat tremujore tregon se sa shpejt është përkeqësuar biznesi i Metës," tha analistja Debra Aho Williamson.

“Lajmi i mirë, nëse mund t’a quajmë kështu, është se edhe konkurrentët e saj në reklamat dixhitale po përjetojnë një ngadalësim”.

Rezultatet erdhën vetëm disa orë pasi rregullatorët amerikanë njoftuan se do të përpiqeshin të bllokonin blerjen nga Meta të prodhuesit të aplikacioneve të fitnesit të realitetit virtual, Within, një goditje e mundshme për ambiciet metaverse të gjigantit të teknologjisë.




TRT World