Facebook shkurton stafin për 11 mijë punëtorë.     Foto: AA

Kompania Facebook Meta njoftoi sot se do të shkurtohen 11.000 vende pune.

“Shkurtimet e vendeve të punës arrijnë në rreth 13% të fuqisë punëtore të kompanisë”, tha shefi i Meta-s, Mark Zuckerberg.

Ky është raundi me numrin e shkurtimeve më të mëdha të vendeve të punës në historinë e kompanisë, e cila zotëron gjithashtu aplikacionin “Instagram”.

Pushimet masive, për herë të parë në historinë 18-vjeçare të Meta-s, vijionë pas largimit nga puna të shumë punonjësve tjetër Twitter dhe Microsoft.

“Jo vetëm që tregtia në internet është kthyer në tendencat e mëparshme, por rënia makroekonomike, rritja e konkurrencës dhe humbja e sinjalit të reklamave kanë bërë që të ardhurat tona të jenë shumë më të ulëta nga sa prisja,” tha shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg në një mesazh drejtuar punonjësve.

Kompania Meta gjithashtu planifikon të shkurtojë shpenzimet diskrecionale dhe të zgjasë ngrirjen e punësimit gjatë tremujorit të parë. Por, ajo nuk zbuloi kursimet e pritshme të kostos nga lëvizjet.

Meta kishte 87.314 punonjës në fund të shtatorit.

TRT Balkan / agjencitë