Ambasadorët miratuan sot këstin e parë sipas 'planit ukrainas', duke hapur rrugën për transferimin e pothuajse 4,2 miliardë eurove për të mbështetur rimëkëmbjen, rindërtimin dhe modernizimin e Ukrainës, sipas Presidencës hungareze të Këshillit të BE-së.
Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) miratuan pagesën e këstit të parë prej rreth 4,2 miliardë euro, në kuadër të fondit për mbështetjen financiare të Ukrainës për rimëkëmbjen, rindërtimin dhe modernizimin e saj.
"Ambasadorët miratuan sot këstin e parë sipas 'planit ukrainas', duke hapur rrugën për transferimin e pothuajse 4,2 miliardë eurove për të mbështetur rimëkëmbjen, rindërtimin dhe modernizimin e Ukrainës", tha Presidenca hungareze e Këshillit të BE-së.
Qeveria ukrainase prezantoi "Planin ukrainas" në mars 2024. Plani ishte një parakusht për marrjen e burimeve financiare dhe ai përcakton vizionin e Ukrainës për rimëkëmbjen, rindërtimin dhe modernizimin e vendit, si dhe reformat e planifikuara në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.
Plani thekson reformat strukturore dhe investimet në sektorët me potencialin më të madh për rritje. Ai trajton përmirësimet e planifikuara në administratën publike, me theks në qeverisjen e mirë, respektimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit dhe mashtrimit.
Pagesat për Ukrainën do të bëhen nga BE-ja në varësi të zbatimit të reformave dhe investimeve të dakorduara përmes hapave cilësorë dhe sasiorë të specifikuar në vendimin përkatës të Këshillit.
Mbështetja financiare është e disponueshme me kusht që Ukraina të vazhdojë të mbështesë dhe respektojë mekanizmat efektivë demokratikë.
Një total prej 50 miliardë eurosh do të sigurohen përmes granteve dhe kredive në periudhën 2024-2027.