Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) njoftoi sot se buka në të gjithë Bashkimin Evropian (BE) nuk ka qenë kurrë më e shtrenjtë se tani.
Eurostat theksoi se çmimet ushqimore janë rritur në mënyrë dramatike anembanë BE-së për shkak të asaj që ata thonë se është pushtimi rus i Ukrainës, i cili ka ndërprerë ndjeshëm tregjet globale.
Në komunikatë për mediat thuhet Rusia dhe Ukraina janë eksportuesit kryesorë të farave të naftës dhe plehrave kimike.
Muajin e kaluar, norma vjetore e inflacionit në zonën euro ishte 9.1 për qind, një maksimum historik, ndërsa çmimi i bukës në BE u rrit me 18 për qind krahasuar me gushtin 2021.
Rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua në Hungari (66 për qind), pastaj Lituani (33 për qind) dhe Estoni dhe Sllovaki (32 për qind).
19 Sht 2022
EUROSTAT: Buka në BE më e shtrenjtë se kurrë
Muajin e kaluar, norma vjetore e inflacionit në zonën euro ishte 9.1 për qind, një maksimum historik, ndërsa çmimi i bukës në BE u rrit me 18 për qind krahasuar me gushtin 2021.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore