Tregtia ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian (BE) ka rënë ndjeshëm pas Brexit-it.
Sipas raportit “Tregtia britanike pas Brexit-it” të përgatitur nga Aston Business School me qendër në Birmingham, eksportet britanike në BE ranë me 27 për qind në periudhën 2021-2023 dhe importet nga BE ranë me 32 për qind.
Rënia e tregtisë është pasojë e rënies së numrit të produkteve të eksportit.
Thuhet se Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit e nënshkruar mes Britanisë së Madhe dhe BE-së më 30 dhjetor 2020, për shkak të Brexit-it, ka shkaktuar ndërprerje në sektorë që ndikojnë ndjeshëm në eksportet dhe importet.
Më tej, në raport thuhet se tranzicioni në marrëdhëniet tregtare mes Britanisë së Madhe dhe BE-së pas Brexit-it nuk është vetëm ndërprerje afatshkurtër dhe se ndryshimet më të thella strukturore në fushën e tregtisë dypalëshe do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme.
Brexit është tërheqja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE). Pas referendumit të mbajtur në Britaninë e Madhe më 23 qershor 2016, Brexit pasoi zyrtarisht më 31 janar 2020.
Britania e Madhe, e cila u bashkua me Komunitetin Evropian (KE), paraardhësi i BE-së, më 1 janar 1973, është i vetmi shtet anëtar që u tërhoq nga blloku evropian.