Thierry Breton, komisari i Komisionit Evropian për tregun e brendshëm, tha se është ligjërisht e mundur që rrjeti social X, në pronësi të biznesmenit amerikan Elon Musk, të ndalohet në Evropë.
Breton tha për "LCI-në" franceze se ndalimi i platformës X në vendet e BE-së do të ishte teknikisht i mundur dhe se nuk do të ishte një vendim "arbitrar", por do të bazohej në baza ligjore.
Ai shtoi se një vendim për të ndaluar X në Evropë do të varet nëse kompania është në përputhje me dy ligjet e BE-së - Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) dhe Aktin e Tregjeve Digjitale (DMA).
Breton kujtoi se X ishte ndaluar më parë në Brazil dhe shtoi se një vendim i ngjashëm brenda BE-së do të kishte pasoja të mëdha financiare për Musk.
Reagimet ndaj Musk, i cili do të jetë pjesë e administratës së re të Donald Trump, presidentit të 47-të të ShBA-së, nisën pasi ai vlerësoi partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe shënjestroi disa politikanë evropianë në postet e tij.
Politikanët evropianë, anëtarët e Parlamentit Evropian dhe ekspertët i kanë bërë thirrje BE-së të ndërmarrë veprime kundër postimeve të Muskut në mediat sociale që lavdërojnë të djathtën ekstreme.