Zëdhënësja e Komisionit të BE-së për Çështjet e Brendshme, Migracionin dhe Sigurinë e Brendshme, Anitta Hipper, ka thënë ndondëse data e saktë për daljen në qarkullim të ETIAS-it nuk është ende e disponueshme, megjithatë do të komunikohet sapo të jetë e disponueshme.
Duke paraqitur arsyet pse ETIAS-i është shtyrë, zonja Hipper i tha SchengenVisaInfo.com se meqenëse ETIAS-i po zhvillohet ngushtë me Sistemin e Hyrës/Daljes (EES), kjo do të thotë gjithashtu se ai nuk mund të bëhet efektiv përpara se EES-i të nisë së pari.
“Data aktuale e pritshme që ETIAS-i të jetë plotësisht funksional është viti 2024. Hyrja në funksionim e ETIAS-it mund të bëhet vetëm pesë deri në gjashtë muaj pas hyrjes në funksion të EES-I”, theksoi Hipper.
Më tej, ajo gjithashtu zbuloi se afati kohor për hyrjen e plotë në funksionim të EES-it do të rishikohet në përputhje me rrethanat dhe do të diskutohet në Bordin Menaxhues të EU LISA-s dhe më pas Këshilli i JHA-s që do të mbahet në qershor. Ai është në agjendë dhe do të diskutohet edhe në Këshillin e ardhshëm të Shengenit më 9 mars.
“Data e saktë për daljen në qarkullim të ETIAS-it do të komunikohet sapo të jetë e disponueshme”, tha ajo.
Të premten e kaluar (24 shkurt), u raportua se data e fillimit të ETIAS-it ishte përditësuar në faqen e internetit të Migracionit dhe Çështjeve të Brendshme të Komisionit të BE-së deri në vitin 2024. Data e mëparshme e nisjes ishte nëntor 2023.
Ndërsa data e daljen në qarkullim të EES-it, e cila më parë ishte maji 2023, gjithashtu është shtyrë, pasi EU-LISA, agjencia përgjegjëse për menaxhimin e sistemeve të mëdha të IT-së e BE-së si EES dhe ETIAS kishte zbuluar se maji 2023 nuk ishte më një datë reale për hyrjen në fuqi të EES-it për shkak të vonesave nga kontraktorët.
Nuk është bërë e ditur as data kur do të dalë EES-i, megjithëse BE thotë se kjo do të ndodhë deri në fund të vitit 2023.
Komisioni i ka thënë SchengenVisaInfo.com se afati kohor i rishikuar për hyrjen në funksionim të Sistemit të Hyrës/Daljes lidhet me disa faktorë, të cilët përfshijnë vonesa në zhvillimin e sistemit në nivel qendror nga kontraktori, por edhe në Shtetet Anëtare kur ai vjen deri te vonesat në përgatitjen e pajisjeve të nevojshme për përdorimin e EES-it në pikat e kalimit kufitar.
“EU-LISA, e cila menaxhon kontratën, ka aktivizuar tashmë penalitetet përkatëse dhe Komisioni është takuar në mënyrë të përsëritur me Konsorciumet për të adresuar shqetësimet,” thekson zonja Hipper.
Që nga viti 2016, BE-ja ka punuar për të modernizuar sistemin e menaxhimit të kufijve të BE-së nëpërmjet sistemeve si ETIAS-i dhe EES-i, të cilat do të zëvendësojnë kontrollet manuale të pasaportave me kontrolle elektronike, do të përshpejtojnë radhët dhe do të përmirësojnë sigurinë.
Komisioni pretendon se po punon shumë ngushtë me Shtetet Anëtare dhe EU-LISA për të minimizuar ndikimin e vonesave për hedhjen në qarkullim të të dyja sistemeve.