Për të qenë të besueshëm, besoj se duhet të flasim për kohën dhe detyrat e shtëpisë. Dhe unë kam një propozim. Ndërsa përgatitim agjendën e ardhshme strategjike të BE-së, ne duhet t’i vendosim vetes një objektiv të qartë. Unë besoj se duhet të jemi gati – nga të dyja anët – deri në vitin 2030 për t’u zgjeruar, deklaroi sot presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë fjalimit në Samitin e Bled-it.
”Kjo do të thotë se buxheti i ardhshëm afatgjatë i BE-së do të duhet të përfshijë qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ambicioze, por e nevojshme. Kjo tregon se jemi seriozë. Do të nxisë vrull. Do t’i japë një shtysë transformuese reformave dhe do të gjenerojë interes, investime dhe mirëkuptim më të mirë dhe do të na inkurajojë të gjithëve të punojmë së bashku”, theksoi ai.
Presidenti i KE-së Michel po ashtu theksoi se për të qenë më e fortë dhe më e sigurt, BE-ja duhet të përforcojë lidhjet tona dhe të bëhet më e fuqishme.
”Është koha për të hequr qafe paqartësitë. Është koha për të përballuar sfidat me qartësi dhe ndershmëri. Rruga drejt BE-së për Ballkanin Perëndimor filloi më shumë se 20 vjet më parë. Një rajon në zemër të Evropës, i rrethuar nga BE-ja. Ishte gjithashtu një rajon i dalë nga konflikti pas shpërbërjes së Jugosllavisë”, tha ai.
Mes të tjerash ai shtoi është dakord me kancelarin gjerman Olaf Scholz kur thotë se Evropa duhet të mbajë premtimet e saj”, deklaroi Michel.