Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, paralajmëroi për një krizë të re migracioni në Siri shkaku i luftimeve të reja midis forcave të regjimit të Bashar al-Assadit dhe grupeve të armatosura të opozitës.
"Në Liban tashmë ndodhen një milion refugjatë sirianë. Rreziku këtu është shfaqja e një krize të re migracioni si rezultat i një konflikti të brendshëm që mund të zgjasë gjatë", tha Tajani në një deklaratë për mediat në margjinat e konferencës ndërkombëtare të ndihmës humanitare për Gazën në Kajro.
Ai gjithashtu paralajmëroi se ky konflikt, i cili prek drejtpërdrejt Libanin, mund ta prekë edhe Evropën.
Forcat e opozitës, të përfshira në përleshje me forcat e regjimit për gjashtë ditët e fundit, kanë arritur përfitime të konsiderueshme territoriale, duke marrë nën kontroll qendrën rajonale të Halepit si dhe zonat në jug të provincës së Idlibit, qytet që ende kontrollohet nga regjimi.