Një zjarr pyjor ka rënë në Gadishullin e Peloponezit të Greqisë, ndërsa për shuarjen e tij ka filluar një ndërhyrje nga toka dhe ajri, transmeton Anadolu.
Sipas mediave greke, zjarri ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në zonën pyjore në rajonin Messina për arsye ende të panjohura.
Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë 20 ekipe zjarrfikëse, 8 automjete dhe 2 avionë.
Thuhet se shkaku i zjarrit është duke u hetuar dhe se për momentin ai nuk kërcënon vendbanimet.
TRT Balkan / agjencitë