Si të ballafaqohemi më lehtë me temperaturat tropikale? / Foto: TRT Balkan

Vera sapo ka filluar në hemisferën veriore, por një valë brutale e të nxehtit tashmë ka kapluar pjesë të Evropës, Shteteve të Bashkuara, Kinës, Indisë dhe shumë pjesë të Azisë, përfshirë këtu edhe vendet e Ballkanit.

Temperaturat rekord të matura në javët e fundit janë një ilustrim i qartë i rreziqeve të një klime ngrohëse.

Fëmijët e vegjël, të sëmurët dhe të moshuarit janë më të rrezikuarit nga sëmundjet e lidhura me nxehtësinë.

Nxehtësia ekstreme mund të jetë edhe kërcënuese për jetën. Më shumë se 60.000 njerëz në Evropë vdiqën për shkak të valëve të të nxehtit në vitin 2022.

Këtu janë disa këshilla se si të përballeni me valët e të nxehtit:

Qëndroni brenda

Në temperaturat e larta, e në veçanti në ditët kur shpallet faza e portokalltë verore rekomandohet që sa më shumë të shmanget dalja gjatë kohës më të nxehtë të ditës, gjegjësisht nga ora 11:00 - 18:00.

Dietë ftohëse

Konsumoni fruta, perime dhe zarzavate në vend të mishit dhe ëmbëlsirave.

Ato janë plot ngjyra, të ëmbla dhe me lëng. Janë ideale për të mundur vapën dhe plot me vlera ushqyese.

Ndër pemët më të preferuara gjatë stinës së verës janë: shalqi, pjepër, qershi, pjeshkët dhe nektarinat, rrushi, fiku, dardha dhe kumbullat.

Krem kundër diellit

Nëse e ekspozojmë lëkurën e pambrojtur në këto ditë të ngrohta, rrezet e diellit janë shkatërrimtare për të.

Prandaj, shiheni si diçka të zakonshme që të liheni me krem në pjesët ekspozuese të trupit ndaj diellit, edhe atë duke e aplikuar sërish gjatë gjithë ditës.

Rroba verore

Me kalimin në stinën e verës ngjyrat e erëta të robave me lehtësi mund të thuhet se bëhen të panevojshme, ngaqë të njëjtat shkaktojnë neveri meqë janë tërheqëse për diellin.

Kështu rekomanohet që të vishni veshje pambuku me ngjyra të çelura dhe të lirshme të kombinuara me syze dielli dhe një kapelë.

Hidratimi

Njëra ndër këshilla më të rëndësishme për stinën e verës do të ishte të pimë shumë ujë, në këtë mënyrë ndihmojmë metabolizmin, lëkurën, flokët, thonjtë dhe me pak fjalë çdo gjë.

Shmangni pirjen e alkoolit, kafes, pijeve energjike ose pijeve të tjera me kafeinë, të cilat shkaktojnë dehidrim.


TRT Balkan