Kanceri, shkaku kryesor i vdekjeve në Greqi.            Foto: AA

Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve në Greqi, kryesisht për shkak të nivelit të lartë të duhanpirjes, ndotjes së ajrit dhe një sistemi shëndetësor publik në vështirësi.

Sipas të përditshmes ‘To Vima’, kanceri i mushkërive është shkaku më i zakonshëm i vdekjeve të lidhura me kancerin.

Sipas raportit, kanceri i gjirit dhe i mushkërive janë format më të shpeshta të diagnostikuara tek femrat, ndërsa kanceri i prostatës dhe mushkërive janë më të zakonshmet tek meshkujt.

E përditshmja greke raportoi se vendi ka norma më të larta të obezitetit se vendet e tjera të Mesdheut, si Italia dhe Spanja, respektivisht deri në 70 për qind e popullsisë me të ardhura më të ulëta të prekur nga kjo.

E përditshmja theksoi nevojën për një strategji kombëtare për kancerin, duke porositur se, "Duke i dhënë përparësi parandalimit, investimit në trajtime inovative dhe sigurimit të qasjes së barabartë të kujdesit shëndetësor, Greqia mund ta reduktojë ndjeshëm vdekshmërinë e lidhur me kancerin dhe t'i përmirësojë rezultatet e pacientëve".

TRT Balkan / agjencitë