Komisioni Evropian së fundmi publikoi një raport mbi efikasitetin e gjyqësorit të vendeve të Bashkimit Evropian dhe numrin e lëndëve në gjykata. Sipas këtyre të dhënave Kroacia renditet e pesta, me rreth 26 lëndë për njëqind banorë.
Mbështetur në raportin e "EU Justice Scoreboard" në 26 vende të BE-së (me përjashtim të Gjermanisë), Poloni (28), Slloveni (29), Austri (35) dhe Danimarkë (42) kanë më shumë rastet në gjykatat e tyre sesa në Kroaci.
Në listën e çështjeve civile dhe tregtare, Kroacia është e treta me rreth 3,3 raste për njëqind banorë, e ndjekur nga Rumania (6,5) dhe Belgjika (6,1).
Në fund të vitit 2021, vetëm Polonia me rreth 8,5 çështje kishte më shumë se Kroacia (7,8 çështje gjyqësore në pritje për njëqind banorë). Por, Kroacia kishte çështjet më të pazgjidhura tregtare dhe civile, me rreth 4,3 për njëqind banorë.
Kroacia është e 14-ta për sa i përket "kohës së zgjidhjes" të të gjitha rasteve gjyqësore, me rreth 120 ditë. Në Danimarkë, Estoni dhe Letoni, lëndët gjyqësore zgjidhen me shpejtësi. Po ashtu edhe në Slloveninë fqinje, e cila renditet e katërta sipas këtij kriteri. Gjithashtu, Kroacia renditet e shtata midis vendeve të BE-së për sa i përket kohës së nevojshme për të zgjidhur çështjet administrative të shkallës së parë. Këto raste në Kroaci trajtohen për rreth 120 ditë. Mirëpo, pas Gjykatës së Administratës së Qipros Greke e cila ka kohën më të gjatë të zgjidhjes së rasteve gjyësore me mbi 3.000 ditë, renditet Gjykata e Lartë Administrative e Kroacisë me rreth 1.900 ditë.
Sa i përket kohëzgjatjes së rasteve të korrupsionit, në Slloveni janë të nevojshme gati 800 ditë për shqyrtim, nga ana tjetër në Kroaci këto çështje gjyqësore trajtohen për 630 ditë. Lidhur me metodat alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, Kroacia është e fundit në BE.
Bazuar në dhjetë kritere, “EU Justice Scoreboard” vlerësoi mundësitë e qasjes në gjykatë për personat në rrezik të diskriminimit dhe të moshuarit. Kroacia, së bashku me Hungarinë dhe Danimarkën, përmbushin vetëm njërin nga këto kritere.
Ka kritere të ngjashme për dhunën në familje, dhe Kroacia përmbush 5 nga 10, dhe vetëm Administrata e Qipros Greke, Hungaria dhe Danimarka janë më keq se ajo.
Ndryshe, sipas një sërë kriteresh, Kroacia është në fund të BE-së – për sa i përket disponueshmërisë së informacionit onlajn për gjyqësorin dhe gjykimet për publikun.