“Frankenshtajn” ishte frymëzim për dhjetëra filma, por më i famshmi është roli i Boris Karloff.     Foto: Wikipedia 

Historia e Viktor Frankenshtajn, shkencëtarit të ri që i dha jetë krijesës së tij dhe që zgjon imagjinatën e shumë brezave është shkruar më shumë se 200 vjet më parë, kurse më 30 gusht shënohet Dita e Frankenshtajnit.

Romani i autores angleze Mary Shelley “Frankenshtajn” konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të fantashkencës të shkruar ndonjëherë.

Vepra u botua në 1818 dhe tregon historinë e shkencëtarit të ri Viktor Frankenshtajn i cili është i magjepsur nga krijimi i jetës.

Ai kryen një eksperiment ku, duke përdorur pjesë të ndryshme njerëzore, arrin t’i japë jetë një krijese, e cila më vonë do të njihet si “përbindëshi”.

Historia më pas ndjek Viktorin dhe marrëdhënien e trazuar të përbindëshit ndërsa të dy kërkojnë sekretin e paqes dhe lumturisë.

Si shkrimtare, Mary Shelley u përball me sfida për të fituar pranimin dhe respektin nga disa nga homologët e saj meshkuj. Por, me kalimin e kohës, veçanërisht nga mesi i shekullit të 20-të, “Frankenshtajn” mori vlerësime përgjithësisht pozitive. Konsiderohet gjerësisht si një nga veprat më të rëndësishme në letërsinë gotike, fantastiko-shkencore dhe romantike.

Frankenshtajni u përqafua shpejt dhe teatrot e shtëpitë e operës prodhuan shfaqje dhe muzikale të bazuara në shkencëtarin dhe krijesën e tij. Ndërsa filmi dhe televizioni u bënë të spikatur gjatë viteve 1900, numri i adaptimeve të ‘Frankenshtajnit’ u shumëfishua.

Në vitet 1930 u publikuan filmat ‘Bride of Frankenstein’ dhe vazhdimi i tij ‘Son of Frankenstein’. Ndërsa disa histori do të rrinin më pranë materialit burimor të Mary Shelley, të tjera do të merrnin një qasje më liberale, duke shtuar shtresa të reja në botën e Frankenshtajnit, duke përfshirë udhëtimin në kohë, aftësitë mbinjerëzore dhe dominimin e botës.

TRT Balkan