Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, po viziton Shqipërinë, ndërkohë është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.
Në prononcimin e tij gjatë konferencës së përbashkët për media, Bill Clinton ka deklaruar se ka gabuar kur është pajtuar që të themelohen katër komunat në veri të Kosovës dhe është e lehtë për shqiptarët që të përpiqen të përfitojnë nga momenti e të paraqesin argumentin e tyre, por gjëja e vërtet; që duhet bërë është ta ndalim këtë marrëzi.
Ai duke folur për situatën në veri, ka pyetur se çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension.
"Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është vendimi im, por i kosovarëve. I krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve, për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Mendoj që kam bërë një gabim që të votohej. Mendohej se është e lehtë për shqiptarët të përpiqen të përfitojnë nga momenti e të paraqesin argumentin e tyre, por gjëja e vërtetë që mendoj se duhet bërë është ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension, ka njerëz që jetojnë aty, kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjtë dhe qytetarët kanë nevojë t’u thuhet se ju duhet të votoni gjithmonë“, tha ai.
Nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në këtë ceremoni kujtoi një pjesë nga qindra fjalimet e Clintonit, duke thënë se ai thoshte atë që bënte dhe bënte atë që thoshte dhe me këtë rrëmbeu zemrat e Amerikës dhe frymëzoi Evropën dhe botën mbarë në forcën unikale të forcës së tij.
“Ai luajti një rol themelor në lëvizjen e Evropës përpara, përtej hendeqeve e përtej ideologjive. Në një botë besimhumbur tek ideologjia dhe rrezatoi aq shumë anë e mbanë, përfshirë edhe mbi vetë të djathtën në Evropë, por edhe mbi ne këtu në Shqipërinë e vogël“, tha ai.
4 Kor 2023
Clinton nga Tirana: Gabova që lejova themelimin e komunave serbe në Kosovë
Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, po qëndron në vizitë zyrtare në Shqipëri.
AA
Lajme të ngjashme
Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendos pro ekstradimit të Faruk Özer
Duke lexuar vendimin në fund të seancës së sotme ku Özer nuk ishte i pranishëm, gjyqtari i çështjes, Elis Dine, tha se gjykata vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit për lejimin e ekstradimit në Türkiye të shtetasit turk Özer.
Artikujt në këtë kategori
Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, Zveçan, janë sekuestruar një numër i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake. Dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska, që përfundoi me vdekjen e katër personave.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore