KFOR-i me stërvitje rutinore në dy zona në Kosovë / Foto: AA

Misioni i NATO-s në Kosovë – KFOR ka njoftuar se do të zhvillojë stërvitje rutinore ushtarake në Kosovën perëndimore nga data 5 deri më 7 shtator.

Nëpërmjet një komunikate për media, KFOR-i njoftoi se stërvitjet do të kryhen nga Komanda Rajonale Shumëkombëshe Perëndimore dhe do të fokusohen “në procedurat dhe përgatitjen e gatishmërisë operacionale të njësisë”.

“Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it gjatë kësaj periudhe do të vendosen në afërsi të Krushevës dhe Manastirit të Deçanit. Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje si ditën ashtu edhe natën nga toka. Do të ketë gjithashtu autokolona mjetesh ushtarake të përbëra nga pajisje të rënda inxhinierike që do të udhëtojnë në rrugët kryesore dhe dytësore brenda zonës”, thuhet në njoftim.

KFOR-i ka shtuar se këto stërvitje kryhen për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje të sigurt dhe në kohë, sa herë që kërkohet.

“KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile gjatë gjithë kohës gjatë ushtrimit dhe kërkon bashkëpunimin e komuniteteve lokale gjatë këtij aktiviteti”, thuhet tutje.

Misioni i KFOR-it vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të ofruar një mjedis të sigurt dhe për të ofruar liri të lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

AA