Njësi të ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës së fundmi kanë zhvilluar stërvitje të përbashkët në një prej poligoneve ushtarake në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci ka shpërndarë pamje nga rreshtimi i të dyja ushtrive.
“FSK-ja dhe FARSh-i zhvillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake ‘Fekeni 23’ që është duke u realizuar në poligonin ushtarak në Biza të Republikës së Shqipërisë. Qëllimi i kësaj stërvitjeje është të testojë kapacitetet e këmbësorisë në kushte dimërore, terreni, dhe kushtet e poligonit në Biza mundësojnë realizimin e objektivave, testimin e aftësive dhe kapaciteteve të fituara të njësive pjesëmarrëse në stërvitje”, shkruan ministri Maqedonci.
Ndryshe, në mbledhjen e fundit Qeveria e Kosovës ndau 40 milionë euro shtesë për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.