Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, Kreshnik Radoniqi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka vizituar njërën nga qendrat më të mëdha të votimit që ndodhet në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Radoniqi pas vizitës në këtë qendër të votimit ku shikoi nga afër punën e stafit të KQZ-së dhe rrjedhën e procesit zgjedhor, konfirmoi për media se deri më tani procesi i votimit po vijon me rregull.
"Ne si KQZ i kemi marrë të gjitha masat në bashkëpunim me Policinë që ky proces të shkojë në rregull, të ketë qetësi, të hapen vendvotimet të cilat janë hapur të gjitha në kohë sipas planit. Dhe, po shpresojmë që i gjithë procesi të shkojë i qetë”, theksoi Radoniqi.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më masovikisht në zgjedhje. I pyetur se sa janë adekuate kontejnerët për të votuar qytetarët në veri, Radoniqi ka thënë se ato nuk janë pengesë në procesin e votimit.
“Kontejnerët kanë qenë një zgjidhje më e përshtatshme duke pasur parasysh rrethanat që janë krijuar. Nuk besoj se kontejnerët do të jenë pengesë për votim, qytetarët janë të lirë, kanë qasje në këto qendra të votimit, në vendvotime, në kontejnerë dhe është një mundësi që KQZ-ja ua ofron qytetarëve të votojnë nëpërmjet këtyre kontejnerëve”, theksoi Radoniqi.
Qytetarja e Mitrovicës, Sadete Ibrahimi, tha për AA-në se erdhi në qendrën e votimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut për ta kryer obligimin qytetar me shpresë që i gjithë procesi do të përfundojë pa incidente.
“Ju e dini të gjithë se si është situata jonë këtu në Mitrovicë. Unë kam lindur këtu, por përsëri kemi tensione midis qytetarëve. Këta (serbët) vijnë të gjithë në atë anë (në jug të Mitrovicës), por nuk e pranojnë realitetin, sepse ne të gjithë jemi të Mitrovicës. Duhet që edhe serbët edhe shqiptarët ta kuptojnë që duhet të bashkëjetojmë”, theksoi Ibrahimi.
Vetëm në qendrën e votimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut deri në orën 10:00 kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit rreth 60 persona.
Gjithsej 45.095 qytetarë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në procesin zgjedhor në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
23 Pri 2023
Kosovë, kreu i KQZ-së: Votimi në komunat veriore po vijon me rregull
Qytetarja e Mitrovicës, Sadete Ibrahimi tha për AA se erdhi në qendrën e votimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut për ta kryer obligimin qytetar me shpresë që gjithë procesi do të përfundojë pa incidente
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, Zveçan, janë sekuestruar një numër i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake. Dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska, që përfundoi me vdekjen e katër personave.
Ligji për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, Kurti: Të merret vendim i drejtë
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për Gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”, u shpreh kryeministri kosovar Albin Kurti, duke shtuar se gjuha shqipe tanimë po rrezikohet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore